Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Britania e Madhe ka vendosur sanksione për emra të njohur në Shqipëri. Kim shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim. Ambasadorja thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete do të përballet me drejtësinë.
Britania e Madhe ka njoftuar sot përmes një deklarate të fortë se vendi do të marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.
Të lidhura
None found
