Brikena Selmani i kthen përgjigje kritikëve me humor: Nuk i di katër, por gjashtë gjuhë

Pas polemikave që pushtuan rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj karakteristike, me shumë humor dhe vetëironi.

Në një video të publikuar së fundmi, Brikena iu drejtua ndjekësve me një mesazh plot shaka, duke qartësuar me stil deklaratën që u bë virale:

“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”, u shpreh ajo me një ton ironik që shkaktoi të qeshura mes fansave.

Reagimi i saj është pritur me shumë pozitivitet nga publiku. Komentet në rrjete sociale vlerësuan mënyrën e relaksuar dhe plot karizëm me të cilën Brikena përballoi situatën, duke treguar se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe se di si ta kthejë kritikën në batutë.

Modelja ka dëshmuar edhe një herë se zotëron një personalitet tërheqës dhe komunikim unik me publikun, duke përdorur humorin si mjet për të zbutur polemikat. Në vend që të mbrohej me fjalë të rënda, ajo e ktheu momentin në një situatë argëtuese, duke krijuar afërsi me ndjekësit e saj ne rrjetet sociale.


Shtuar 16.10.2025 12:15

Tags: ,