Breshëria e plumbave ndaj “G-CLASS” në Tiranë, 11-vjeçari i plagosur do dërgohet drejt Italisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 11-vjeçarin e plagosur nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshmenë Lundër, në zonën e Tiranës.

Sipas burimeve, mësohet Dior Demiraj është në gjendje stabël dhe do të dërgohet për mjekim dhe shërbim më cilësor jashtë vendit, në qytetin e Romës të Italisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku persona të paidentifikuar deri tani kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti Mercedes Benz G Class, ku udhëtonin dy djemtë e familjes Demiraj, shoferi i tyre dhe një bashkëmoshatar.

Të plagosur kanë mbetur Dior Demiraj, 11 vjeç, po ashtu, nga breshëria e plumbave është plagosur dhe djali tjetër i familjes së madhe Demiraj, Marko Demiraj, shoferi i familjes Arenc Stafa, dhe bashkëmoshatari i adoleshentëve, Kian Mullaj.

Një ndër pistat që po hetohet është dhe ajo se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. Megjithatë, ka deklarime se automjeti Mercedes Benz G Class është ndjekur në një distancë të gjatë nga autorët dhe këta të fundit kanë vazhduar të qëllojnë me breshëri përgjatë itinerarit, kur mjetet ishin në lëvizje.


Shtuar 18.04.2025 18:53