Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme në Itali. Sipas medieve italiane, paraprakisht dyshohet për larje hespesh. Drejt tij u qëllua me breshëri plumbash, por shqiptari u plagos vetëm në këmbë. Menjëherë u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja është shënuar në Santero. I plagosuri ka disa dosje policore, ndërsa autori, menjëherë pas krimit u largua dhe është shpallur në kërkim.
Për hetuesit fillimisht duhet sqaruar motivi që e shtyu autorin e paidntifikuar të shtypte disa herë këmbëzën. As nuk është e qartë nëse ai synonte të vriste apo thjesht t’i jepte një mësim rivalit të tij, duke pasur parasysh se të paktën disa të shtëna u qëlluan poshtë.
Disa njerëz në rrugë tashmë janë intervistuar dhe do të merren gjithashtu pamje nga çdo kamera sigurie e shpërndarë në zonë./albeu.com