Brenda javës zgjidhet kreu i ri i Policisë së Shtetit, 3 emrat me më shumë pikë në listë i përcillen ministrit dhe …Procedurat

Duket se brenda javës pritet të kemi emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Teksa sot vijon procesi i intervistimit të kandidatëve, ku nga 14 në total, janë pyetur 6 prej tyre, eshte bere e ditur edhe procedura që do të ndiqet për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Secili kandidat ka në dispozicion 20 minuta për të paraqitur platformën e tij, duke shpalosur vizionin dhe prioritetet në rast se emërohet në krye të policisë. Gjithashtu, kandidatët iu përgjigjen edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit vlerësues.

Pas përfundimit të procesit të intervistimit për të 14 kandidatët, brenda 48 orëve lista me 3 emrat që renditen me pikë më të larta, i dërgohen ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Më pas, në bazë të vlerësimit, propozimi do të kalojë për miratim në Këshilli i Ministrave, ku emërimi do të mbajë firmën e kryeministrit Edi Rama.


Shtuar 24.03.2026 14:22