Brenda ditës! Euro forcohet ndjeshëm ndaj lekut, nuk ndodhte prej dy muajsh!

Monedhat e huaja kanë fituar ndjeshëm pikë ndaj lekut gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë së mërkurës, leku ka humbur 1.5-2 pikë në raport me euron, dollarin amerikan apo paundin britanik duke shënuar minimumin gjatë dy muajve të fundit.

Rrjedhimisht, gjatë ditës së sotme, një euro është këmbyer mesatarisht me 107.63 lekë duke fituar 1.61 lekë brenda 24 orëve.

E njëjta panoramë duket edhe me dollarin amerikan, i cili u këmbye të mërkurën me 99.48 lekë duke fituar 2.21 lekë brenda ditës.

Me rritje po ashtu ka qenë edhe paundi sot, i cili u këmbye me 125.97 lekë.

Afrimi i fundit të sezonit duket të jetë njëndër faktorët kryesorë për forcimin e euros ndaj lekut, megjithatë pritet të shihet nëse kjo rritje është trend apo thjesht një lëvizje e ditës. /albeu.com


Shtuar 23.08.2023 15:33