Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Bëhet me dije se PD nuk ka marrë dakordësinë e socialistëve për 2 komisionet hetimore , atë për çështjen “Mcgonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit.
Mësohet se në takim mazhoranca ka kërkuar që të ketë argumente shtesë, ndërsa vendimi përfundimtar për dy komisionet do të merret më seancën plenare të 30 tetorit.
Ndërsa për Mocionin me debat për Spitalin Onkologjik, socialistët kanë propozuar që të bëhet interpelancë me Ministren e Shëndetësisë duke lënë një afat 30 ditor.