Bregdeti i Shëngjinit me pula të ngordhura, eksperti: Gjetëm 4 pula të dekompozuara, s’janë të zonave tona

Sot në media u raportua se në bregdetin e Shëngjinit, në zonën e Ranës së Hedhun janë konstatuar pula të ngordhura. Institucionet përgjegjëse kanë zbritur në terren, dhe në një prononcim për media, përgjegjësi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Qarku Lezhë, Ded Rama, tha se janë gjetur vetëm 4 pula të dekompozuara, të cilat sipas tij i ka sjellë deti, nuk janë të zonave.

“Erdhëm me informacionin nga media, sepse jemi gjithmonë në gatishmëri. Por, u krijua një gjendje alarmante, sikur bregdeti u mbush me pula, por ne gjetëm vetëm 4 pula, që nuk kanë lidhje me zonën territoriale të qarkut Lezhë. Kemi thirrur institucionet e tjera të bashkisë dhe zonave të mbrojtura dhe jemi këtu në terren. Shpendët ishin të dekompozuara”, tha Ded Rama.


Shtuar 10.04.2022 13:44