Bregdeti i Shëngjinit mbushet plot me pula të ngordhura, institucionet përgjegjëse “në gjumë” (VIDEO)

Bregdeti i “Ranës së Hedhun” në Shëngjin është mbushur plot pula të ngordhura. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur bë këtë zonë apo i kanë sjellë dallgët e detit.

Deri më tani në terren nuk është parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën, e cila ndodh në një kohë kur gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë dhe deri më tani kemi mijëra pula të ngordhura me Durrësit që mban rekord për shkak se aty ndodhen dhe pularitë më të mëdha.

Kujtojmë se në qarkun Lezhë, deri më tani, nuk ishte raportuar për grip shpendësh./albeu.com