Seksioni i parë i Gjykatës së Lartë Federale (STF) të Brazilit ka konfirmuar autorizimin e ekstradimit në Itali të trafikantit të drogës Rocco Morabito, i konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar në botë dhe kreu i grupit mafioz “Ndrangheta”, shkruan media italiane Ansa.
Morabito u arrestua në maj të vitit të kaluar nga Policia Federale në Joao Pessoa dhe më pas u transferua në burgun federal në Brasilia, ku ai ka qenë i ndaluar që atëherë.
Ndrangheta, organizatë kriminale që ngjan më shumë me një shoqëri sekrete, importon 80 për qind të kokainës në Europë nga Meksika dhe Kolumbia. Ndrangheta është si një oktapod dhe kudo që ka para, do të gjeni këmbët e tij.
Kujtojmë se pjesë e këtij grupi janë dhe shqiptarë të cilët disa janë arrestuar. Gjithashtu një biznesmen italian, pjesë e grupit, i arrestuar tashmë, ka thënë se i përfshirë është dhe një ministër shqiptar, por nuk i ka zbuluar emrin.