“Bravo!”/ Përfundon pas tre orësh protesta e PD, Berisha: Po bëni historinë, ky është popull vigan! Do të mblidhemi sërish…

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë.

Berisha: Protesta e radhës do të njoftohet, si dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!

Kreu i PD në një deklaratë në selinë blu ka bërë një thirrje për policinë që të mos bëhen “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.

Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.


Shtuar 24.01.2026 20:20