Brandi i huaj që i kopjoi rrobat e banjos do ta hedhë në gjyq, reagon Kiara Tito: Gënjeshtër, janë qepur enkas për markën time

Pas suksesit në BBV, moderatorja Kiara Tito përveçse ka qenë pjesën më të madhe të kohës në qendër të vëmendjes, tashmë ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës, për të cilin është shprehur se e kishte ëndërr.

Por me sa duket Kiara po përballet me probleme.

Sipas iconstyle Marka e njohur e rrobave të banjos, “Cotazur” do të marrë masa ligjore ndaj moderatores shqiptare Kiara Tito.

“Cotazur” ka pohuar se nuk kanë asnjë bashkëpunim me markën e rrobave “Kiara Tito”.

“‘Marka jonë nuk ka asnjë partneritet me këtë person. Avokatët tanë do të kujdesen për situatën”, bën të ditur marka e njohur.

Miërpo Kiara e ka përgënjeshtruar lajmin.

Për Tch Tito ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni.

Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.

Kopjimi i veshjeve të Kiarës u vu re që ditën kur u bë publik projekti. Edhe pse Kiara shkruan në faqen e saj që: Kiara Tito ka kuruar një koleksion mahnitës të rrobave të banjës që pasqyron pasionin e saj për botën e stilit dhe dizajnit’, disa nga modelet janë kopje./Albeu.com/


Shtuar 3.07.2023 17:31