Braktisi në mes të rrugës furgonin me 300 kg kanabis, dënohet 40-vjeçari shqiptar në Francë

Një 40-vjeçar është dënuar në Francë ditën e djeshme për trafik droge.

Historia e tij është befasuese pasi ka nisur të hetohet pas denoncimit të një italiani për humbjen e furgonit të tij, i cili u gjet më pas në Luc-en-Diois. Automjeti ishte parkuar në sheshin e tregut në fshatin Drôme, ku u gjetën 300 kg kanabis. Policia ka zbuluar edhe portofolin dhe telefonin e pronarit të furgonit, ku dhe e ka identifikuar.

Personi i arrestuar në tetor filloi duke e mohuar atë përpara se të tregonte versionin e tij të historisë përpara gjykatës penale të Valences. 40-vjeçari shqiptar, i njohur për vjedhje ka pranuar se kontrabandonte celularë të vjedhur mes Italisë dhe Francës.

Avokati i të pandehurit, Guillaume Fort, theksoi se “lënia e letrave të tij në një furgon plot me drogë tregon qartë se kishte një problem”.

Ai fitoi çështjen e tij me një pafajësi për importimin e drogës. Nga ana tjetër, dyzetvjeçari është dënuar me dy vite burg për posedim, transport dhe blerje të lëndëve narkotike.


Shtuar 21.11.2023 19:30