Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për lirimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas publikimit zyrtar, Proda është larguar nga drejtimi i Policisë së Shtetit pas paraqitjes së dorëheqjes, duke i dhënë fund detyrës së tij.
Ky vendim vjen pas protestës së opozitës, e cila dyshohet se u bë shkak për largimin e Prodës, pasi nuk u garantua siguria e qytetarëve.
Po ashtu, është publikuar edhe vendimi i ministres së Brendshme, Albana Koçiu për emërimin si drejtues i komanduar i Policisë së Shtetit, i Sokol Bizhgës.


