Faza e grupeve e Kupës së Botës në Katar përfundoi dhe tani është koha për të nxjerrë pesë lojtarët që kanë bërë diferencën deri më tani.
Cody Gakpo (Holandë)
Të lidhura
None found
Një nga emrat e parë që lind lehtësisht në mendje nga lojtarët që kanë spikatur deri tani është ai i Cody Gakpo. Anësori 23-vjeçar talentin e ka treguar para ndeshjes së Kupës së Botës. Anësori i shpejtë PSV numëron në gjysmën e parë të sezonit 24 paraqitje me 13 gola, 17 asistime dhe vazhdon me të njëjtin ritëm në Katar.
Gakpo hapi rezultatin ndaj kampionëve afrikanë Senegal në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës, gjeti sërish rrjetën kundër Ekuadorit, dhe shënoi për herë të tretë në ndeshjen e fundit të grupit kundër Katarit tashmë të eliminuar.
Lionel Messi (Argjentinë)
Shumë tifozë të futbollit në mbarë botën janë të etur për të parë Argjentinën duke ngritur Kupën e Botës në finalen e 18 dhjetorit. Jo për punën e Lionel Scalonit apo futbollin e luajtur nga lojtarët e Albiceleste, por për një lojtar. Lionel Messi.
Kapiteni i kampionëve të Amerikës së Jugut është në formë të shkëlqyer, duket i gatshëm për të udhëhequr Argjentinën në majën e botës, siç bëri Diego Armando Maradona në vitin 1986. Messi në ndeshjen e tij të parë të turneut realizoi një penallti dhe pati një lojë shumë të mirë, por nuk mundi ta shpëtonte skuadrën e tij nga një humbje shokuese ndaj Arabisë Saudite. Në “finalen” ndaj Meksikës, ai realizoi sërish, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, tmerruesi Szezny i priti një penallti. Por ai shënoi sërish dje ndaj Australisë duke shkuar në kuotën e 3 golave.
Kylian Mbappe (Francë)
Kupa e Botës 2018 ishte turneu i Kylian Mbappe dhe sulmuesi francez dëshiron ta bëjë të tijën Botërorin e Katarit. Në Rusi ai ishte “djali i madh” që jetoi dhe ndoshta i tejkaloi pritjet, por katër vjet më vonë ai është më i pjekur (edhe pse ende 23 vjeç) tani është një superstar i plotë.
Mbappe ishte kyç dhe i pazëvendësueshëm në dy ndeshjet e para të grupit. Kundër Australisë ai shënoi dhe asistoi golin historik të Olivier Giroud për të kaluar Thierry Henry si golashënuesi më i mirë i Francës. Në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës, ai realizoi dy gola.
Bruno Fernandes (Portugali)
Cristiano Ronaldo mund të jetë kapiteni dhe lideri i madh i Portugalisë, por deri tani më i mirë është dikush tjetër. Arsyeja është padyshim për Bruno Fernandes. “Maestro” i skuadrës së Fernando Santos.
Mesfushoi ka realizuar 2 gola në fazën e grupeve.
Harry Kane (Angli)
A është e mundur që Anglia të ketë shënuar nëntë gola dhe Harry Kane të mos ketë shënuar asnjë? Por po. A mund të jetë kapiteni i Tre Luanëve lojtari më i mirë i ekipit të tij kombëtar që nuk e ka gjetur ende rrjetën? Sigurisht!
Shumë mund të kishin pritur që ‘vrasësi’ i Tottenham të kishte hapur një llogari deri më tani dhe madje të ishte lart në listën e golashënuesve, por kontributi i tij është më i rëndësishëm sesa thjesht të shtyjë topin në rrjetë. Këto janë më të lehtat për Kane. Gareth Southgate i ka dhënë sulmuesit të tij një rol ‘gjithpërfshirës’ dhe ai po përgjigjet, duke krijuar hapësirë për shokët e tij të skuadrës, duke fituar disa ndërhyrje dhe duke ofruar tre asistime deri më tani. Ai krijoi dy gola në ndeshjen kundër Iranit dhe një tjetër kundër Uellsit. /G.D albeu.com/
