Zyrtari izraelit paralajmëron: Irani do të paguajë një çmim të rëndë për sulmet me raketa ndaj qendrave të banuara

Një zyrtar i lartë izraelit i tha rrjetit CNN se Irani do të përballet me pasoja të rënda pas lëshimit të qindra raketave balistike drejt qendrave të banuara në Izrael, në atë që Teherani e ka cilësuar si “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite të mëngjesit të së premtes.

“Irani do të paguajë një çmim të rëndë për sulmin ndaj qendrave të banuara,” deklaroi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, sulmet iraniane shënojnë fillimin e një kundërpërgjigjeje të plotë dhe të koordinuar ndaj objektivave izraelite që sulmuan më herët baza ushtarake dhe zona strategjike në Iran.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike gjatë 24 orëve të fundit, me shpërthime të fuqishme të raportuara në Tel Aviv, Haifa dhe qytete të tjera, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite janë në veprim të pandërprerë për të neutralizuar raketat hyrëse.


Shtuar 13.06.2025 22:02

Tags: ,