Zjarret e papritura në pyjet e Greqisë qendrore i marrin jetën dy zjarrfikësave

Zjarret që kanë shpërthyer në disa zona qëndrore të Greqisë i kanë kushtuar jetën dy burrave që po ndihmonin zjarrfikësit në përpjekjet kundër flakëve, njoftonin autoritetet.

Pensionisti Vassilis Handis tha se zjarret kishin arritur në shtëpitë e fshatrave, disa prje të cilëve ishin detyruar të evakuoheshin.

Zjarret pranë Korinthit, 140 kilometra në perëndim të Athinës, ishin duke u djegur edhe sot, të nxitur nga erërat sipas autoriteteve, ndërsa tymi i tyre shihej në kryeqytetin Athinë.

Anastasios Giolis, guvernatori i Korinthit, njoftoi për rrjetin shtetëror ERT për dy burrat e vrarë gjatë luftës me flakët, duke e quajtur ngjarjen “aksident tragjik”.

Trupat e vullnetarëve që luftonin flakët ishin gjetur pranë fshatit Elliniko, ndërsa dy zjarrfikës gjithashtu ishin plagosur, thanë burimet vendase për rrjetin AFP.

Zjarri i shfaqur papritur dje ishte përhapur shpejt duke e bërë të vështirë vënien nën kontroll, thanë burimet e zjarrfikësave.

Rreth 400 zjarrfikës raportohet se punon sot në terren por detyra bëhej e vështirë prej terrenit kodrinor dhe bimësisë së dendur, thane zyrtarët vendas.

Greqia është përfshirë sivjet nga periudha thatësire dhe valë të hershme të nxehti, ndërsa numri i zjarreve të egra sivjet ishte më i madh se ai në të njëjtën periudhë vitin e shkuar.


Shtuar 30.09.2024 20:45

Tags: ,