Zjarr në një shtëpi në Venecia, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia, ku si pasojë e shpërthimit të një zjarri kanë humbur jetën 3 persona. Viktimat janë Gianni Boscolo Scarmanati, 64 vjeç, gruaja e tij Luisella Veronese, 59 vjeç dhe djali i tij Davide 27 vjeç.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët, të cilat kanë përfshirë vetëm një dhomë në katin përdhes, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë shtëpinë.

Të lidhura

None found

Zjarrfikësit kanë gjetur personat e pajetë në katin e dytë.


Shtuar 24.03.2024 12:22