Hamasi ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Izraelin për lirimin e mbi 600 të burgosurve palestinezë dhe kthimin e katër trupave të pengjeve izraelite. Kjo marrëveshje synon të ruajë armëpushimin dhe të zgjidhë ngërçin mes palëve.
Sipas Hamasit, ky shkëmbim do të realizohet menjëherë, pas vonesave të mëparshme nga Izraeli. Megjithatë, grupi nuk dha një afat të saktë për zbatimin e marrëveshjes. Deri më tani, nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite, por disa media në Izrael kanë raportuar se marrëveshja është arritur.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik për procesin e armëpushimit dhe negociatat e mëtejshme mes palëve të përfshira në konflikt.