Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Sondazhi i New York Times: Harris në avantazh me 1 përqind

Më pak se dy javë larg datës së zgjedhjeve, sondazhet tregojnë se 5 Nëntori do të jetë një garë me rezultat mjaft të ngushtë në SHBA. Sondazhi i fundit I publikuar nga New York Times tregon se diferenca midis dy kandidatëve është shumë e afërt, ndërsa pëlqimi ndaj të anketuarve nxjerr Kamala Harris në një avantazh ndoshta fare domethënës me 1 % avantazh ndaj Donald Trumpnë rang kombëtar.

Interesant nga sondazhet janë rezultatet për “swing states” shtetet kyçe, të cilat pritet të jenë vendimtare ne rezultatin final. Sondazhet nxjerrin fituese të zgjedhjeve Kamal Harris me 276 vota elektorale kundrejt 262 të Donald Trump. Fituesi duhet të arrijë pragun e 270 votave elektorale për tu shpallur President.

Tek 7 shtetet “swing states” sondazhet tregojnë sesa e ngushtë është gara. Në 4 prej tyre deri më tani nuk ka një fitues ndërsa tek 3 të tjerat, Donald Trump fiton dy teksa Harris arrin të marrë 1 por në secilin rast me rezultat shumë të ngushtë. Michigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Nevada, janë 4 shtete ku Harris dhe Trump dalin në sondazh të dy me nga 48% pëlqim.

Në Wisconsin Kamala Harris udhëheq 49-48, ndërsa Trump udhëheq në Georgia 49-48 dhe në Arizona 50-48. 7 shtetet e famshme cilësohen si një hambar votash pasi të gjitha bashkë i sjellin një kandidati 93 vota elektorale drejt presidencës. Në dy javët e fundit kandidatët mendohet sipas analistëve se do ia dedikojnë fushatën njerëzve te moderuar të pavendosur dhe klasës punëtore.


Shtuar 22.10.2024 12:55

Tags: ,