Zelensky zhvillon sërish bisedë telefonike me Trump, ja për çfarë diskutuan dy liderët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sot se zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump , e dyta brenda dy ditësh, gjatë së cilës diskutuan çështjen e mbrojtjes ajrore dhe sektorin e energjisë të vendit, i cili po sulmohet nga Rusia.

“Dje, ramë dakord për një sërë çështjesh për të diskutuar sot dhe mbuluam të gjitha aspektet e situatës: mbrojtjen e vendit tonë, forcimin e aftësive tona, në mbrojtjen ajrore , rezistencën dhe aftësitë me rreze të gjatë veprimi. Gjithashtu diskutuam shumë detaje që lidhen me sektorin e energjisë”, tha ai në një mesazh të publikuar në platformën X.

Gjithashtu presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, pas një jave me më shumë se 4,000 sulme ajrore ruse në Ukrainë.

“Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke përfituar qartë nga fakti se bota është e përqendruar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Zelensky në një mesazh në platformën e rrjeteve sociale X.

“Kjo është arsyeja pse nuk duhet të lejohet asnjë lehtësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse, atyre që financojnë këtë luftë, gjithçka duhet të mbetet në tryezë”, shtoi ai.

Kjo qasje mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme në Evropë, tha ai. “Bota mund ta garantojë këtë paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e Mesme “, theksoi udhëheqësi ukrainas.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh sanksione, përfshirë kundër Kinës dhe Indisë, të cilat janë ndër blerësit më të mëdhenj të naftës në Rusi.

Presidenti ukrainas tha se Rusia ka rritur “terrorizmin ajror kundër qyteteve dhe komuniteteve tona, duke rritur sulmet kundër infrastrukturës sonë energjetike”.

Vetëm gjatë javës së kaluar, ai tha se Rusia ka përdorur më shumë se 3,100 dronë, 92 raketa dhe rreth 1,360 bomba lundrimi kundër Ukrainës.

“Dje, në Kostiantynivka, një fëmijë u vra në një kishë nga një bombë rrëshqitëse “, shkroi Zelensky.


Shtuar 12.10.2025 17:34