Zelensky: Tani ekziston një situatë e vështirë në front, ku forcat ruse kanë përqendruar numrin më të madh të rezervave të tyre

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi sot se situata është jashtëzakonisht e vështirë në disa pjesë të frontit, në zonat ku janë përqendruar forcat ruse, dhe ia atribuoi këtë Rusisë duke përfituar nga vonesat në dërgimin e ndihmave për vendin e tij.

“Tani ekziston një situatë jashtëzakonisht e vështirë në shumë pjesë të vijës së frontit, ku forcat ruse kanë përqendruar numrin më të madh të rezervave të tyre”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të mbrëmjes.

Më herët presidenti ukrainas kishte vizituar frontin në verilindje të Ukrainës.

“Rusët po përfitojnë nga vonesat në dërgimin e ndihmës në Ukrainë, dhe kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Mungesa në artileri, nevoja për mbrojtje kundërajrore në pjesën e përparme dhe për armë me rreze më të gjatë”, shtoi ai.


Shtuar 19.02.2024 21:36