Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari!

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës.

Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar Ministrin e Mbrojtjes Denys Shmyhal, duke ia ofruar këtë pozicion 34-vjeçarit Mykhailo Fedorov, deri më tani Ministër i Transformimit Dixhital.

“Kam vendosur të ndryshoj strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. I ofroj Mykhailo Fedorov pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sonte.

Siç tha Zelensky, “Mykhailo është shumë i përfshirë në çështjet që lidhen me mjetet ajrore pa pilot dhe po punon shumë efektivisht në dixhitalizimin e shërbimeve dhe proceseve publike”.

Presidenti ukrainas nuk e justifikoi vendimin e tij për të zëvendësuar Ministrin aktual të Mbrojtjes Denys Shmyhal, një ish-kryeministër që e kishte emëruar në këtë pozicion disa muaj më parë, në korrik 2025.

Mykhailo Fedorov u emërua Ministër i Transformimit Dixhital në vitin 2019. Ai nuk është i njohur gjerësisht dhe ka pak përvojë në pozicione qeveritare.

Më herët gjatë ditës, Zelensky njoftoi gjithashtu emërimin e shefit të inteligjencës ushtarake Kirill Budanov si shef të stafit të tij.

Budanov zëvendëson Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni që shkaktoi zemërim publik ndërsa Ukraina lufton për mbijetesë mes pushtimit të vazhdueshëm rus.


Shtuar 2.01.2026 22:59