Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar shkurtimin e afatit që i dha Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.
“Qëndrim i qartë dhe vendosmëri e shprehur nga presidenti i SHBA, në kohën e duhur, kur shumë mund të ndryshojnë përmes forcës, për një paqe të vërtetë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.
“Faleminderit presidentit Trump për përkushtimin e tij ndaj shpëtimit të jetëve dhe për t’i dhënë fund këtij lufte të tmerrshme”, shtoi kreu i shtetit ukrainas.
Kujtojmë se Donald Trump kishte njoftuar më herët se kishte vendosur të mos i japë Moskës afatin fillestar prej 50 ditësh që kishte përmendur, por ta shkurtojë në vetëm 10 deri në 12 ditë, duke shprehur njëkohësisht zhgënjim ndaj liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.