Presidenti Volodymyr Zelensky zhvilloi një telefonatë me homologun e tij amerikan Donald Trump më 25 shkurt, tha Dmytro Lytvyn, këshilltari presidencial i Ukrainës.
Komunikimi telefonik i tyre vjen në vazhdën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ditën e nesërme, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, do të takohet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe këshilltarin e Trump, Jared Kushner, në Gjenevë.
Ata pritet të diskutojnë një “paketë prosperiteti” për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës dhe përgatitjet për një takim të mundshëm trepalësh me Rusinë në mars.
