Zelensky bisedë telefonike me Macron, presidenti francez përsërit vendosmërinë për të mbështetur Ukrainën

Presidentët e Francës dhe Ukrainës Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky diskutuan sot situatën në front dhe ” nevojat e Ukrainës” për armë dhe municione.

“Ne folëm për situatën në fushën e betejës dhe nevojat e mbrojtjes së Ukrainës, të cilat përfshijnë dronë, armë dhe municione artilerie, sisteme të luftës elektronike dhe sisteme kundërajrore”, shkroi Zelensky.

Ai e përshkroi bisedën telefonike me Macron si “shumë pozitive dhe të qartë”, duke falënderuar Francën për “mbështetjen e palëkundur”.

Elysee konfirmoi se të dy udhëheqësit diskutuan “zhvillimin e situatës në terren dhe nevojat e Ukrainës”.

“Presidenti i Republikës përsëriti vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, në një nivel afatgjatë dhe me të gjithë partnerët e saj, për të dështuar luftën e Rusisë”, sipas të njëjtit burim.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu marrëveshjen dypalëshe të mbrojtjes që Franca dhe Ukraina synojnë të përfundojnë së shpejti, duke marrë si shembull atë të lidhur së fundmi nga Kievi me Mbretërinë e Bashkuar./albeu.com


Shtuar 10.02.2024 16:57