Zbulohet se kur Suedia do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Ditën e sotme media suedeze “TV4” ka raportuar se Suedia do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s më 11 mars të këtij viti.

Flamuri i Suedisë do të ngrihet në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën në mesditë, duke shënuar fillimin zyrtar të anëtarësimit të vendit në Aleancë.

Suedia do të bëhet anëtari i 32-të i NATO-s dhe vendi i dytë që do t’i bashkohet pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në vitin 2022, por pranimi i tyre u pengua nga kundërshtimet e Turqisë dhe Hungarisë.

Ndërsa Finlanda iu bashkua Aleancës në prill të vitit 2023, Turqia ratifikoi ofertën e Stokholmit në janar të vitit 2024.

Presidenti hungarez Tamas Sulyok nënshkroi projektligjin për pranimin e Suedisë të martën, duke hequr pengesën përfundimtare.


Shtuar 6.03.2024 22:48

Tags: ,