Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

“Jeta është luftë! Asnjë dorëzim”, ky është mesazhi kërcënues që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri përmes një postimi në Instagram.

”Asnjë qëndrim në këmbë, pa gjumë. Serbia po punon, Sroija po ndërtohet! Jeta është luftë, Serbia do të fitojë”, shkroi Vuçiç në Instagram krahas një video.

Sipas mediave të huaja, kjo vërteton deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për alarmin e hakmarrjes nga Serbia. Shefi i ekzekutivit ka alarmuar për rrezikun e një lufte që mund ta nisë Serbia në rajon.

Po ashtu, është cituar edhe Albin Kurti duke thënë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga hakmarrja në Kosovë.

“Aspak, Vuçiçi thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që e dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Vuçiqi ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u shpreh Kurti.


Shtuar 24.11.2024 13:14