Vuçiç akuzon Kurtin: Ka një armë të mbushur dhe dëshiron të qëllojë mbi serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Gjatë një interviste në Televizionin Publik të Serbisë, RTS, Vuçiç pretendon se Kurti ka mbushur armët dhe dëshiron të qëllojë mbi serbët.

“Kurti ka një armë të mbushur gjatë gjithë kohës dhe dëshiron të qëllojë mbi serbët, gjë që e bëri.” Shumica e botës e kupton këtë”, është shprehur Vuçiç.

Gjatë intervistës, Vuçiç ka pohuar se një pjesë e botës perëndimore i mbyllin sytë dhe çfarë do që të bëjë ai, ata e ledhatojnë atë. Megjithatë, ai thekson se Kurti mund të ketë probleme vetëm me administratën e re amerikane.

“Problemi është se një pjesë e mirë e botës perëndimore i mbyllin sytë, ai është fëmija i tyre, çfarëdo që të bëjë, ata do ta ledhatojnë atë. Ai mund të ketë vetëm një problem me administratën e re amerikane. Pse? Sepse ajo nuk i përket më as Klintonit, as Bushit dhe administrata e re nuk bën jetën e viteve ’90.
Kjo mund të jetë shpresa jonë, gjithashtu edhe për ruajtjen e Republikës Srpska. Jam shumë i shqetësuar për procedimin kundër Milorad Dodik. Shpresoj se të gjithë së bashku do të mund të mendojmë me kujdes për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç.


Shtuar 7.02.2025 16:38

Tags: ,