Vrasja e tre ushtarëve amerikanë në Jordani, Biden fajëson grupet militante të mbështetura nga Irani

Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua se ata që janë përgjegjës për vdekjen e tre anëtarëve të shërbimit amerikan në një sulm me dron gjatë natës në Jordani, do të mbahen përgjegjës, ndërsa paraprakisht fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani.

“Sot, zemra e Amerikës është e rëndë. Natën e kaluar, tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë, dhe shumë u plagosën, gjatë një sulmi ajror pa pilot ndaj forcave tona të vendosura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë.

Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak,” tha Biden.

Biden u zotua se SHBA “do t’i kërkojë llogari të gjithë atyre që janë përgjegjës në një kohë dhe në një mënyrë që zgjedhim tonë”.

Presidenti i SHBA i quajti tre ushtarët e rënë “patriotë”, duke lavdëruar trimërinë e tyre, ndërsa sulmin e cilësoi të neveritshëm dhe krejtësisht të padrejtë”.

“Së bashku, ne do të mbajmë detyrimin e shenjtë që kemi ndaj familjeve të tyre. Ne do të përpiqemi të jemi të denjë për nderin dhe trimërinë e tyre. Ne do të vazhdojmë angazhimin e tyre për të luftuar terrorizmin”, tha presidenti.


Shtuar 28.01.2024 18:25