14 punonjës të aeroportit në ishullin Tenerife,në Spanjë janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur sende me vlerë 2 milionë euro nga bagazhet e pasagjerëve.
Aksioni i policisë nisi pas ankesave të bëra vazhdimisht nga pasagjerët.
Mes sendeve të vjedhura nga pasagjerët e kombësive të ndryshme ishin 29 ora luksoze, 22 telefona inteligjentë të teknologjisë së fundit dhe 120 bizhuteri.
Dyshohet se të arrestuarit, i kanë shitur nëpër dyqane të ndryshme sendet e vjedhura. 20 punëtorë të tjerë në aeroport dhe 27 dyqane bizhuterish në ishull janë gjithashtu nën mbikqyrjen e autoriteteve.