VIDEO/ Menduan se kishte armë të vërtetë, policia në SHBA vret 13-vjeçarin që mbante një pistoletë lodër

Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët e New York, të cilët menduan se ai mbante një armë të vërtetë, ndërsa më pas rezultoi se ishte një pistoletë lodër.

Policia tentoi ta ndalonte mbrëmjen e së premtes, ndërsa dyshonte se ishte një nga autorët e një grabitjeje në Utic.

Ndërsa po e merrnin në pyetje, Nyah Mway filloi të vrapojë.

Drejtori i policisë Mark Williams tha se policët kishin parë diçka që dukej si “revole”.

Njëri prej policëve u orvat me të duke e përplasur për tokë.

Gjatë kësaj orvatje, një polic tjetër shkrepi një plumb që goditi adoleshentin në gjoks.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, disa momente më vonë ka ndërruar jetën në spitalin Wynn.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të policisë që ishin të vendosura në uniformë.

Pamjet u publikuan pasi komuniteti i Utica organizoi protesta duke kërkuar drejtësi.

Policët menduan se ishte revole e vërtetë, por më vonë u përcaktua se ishte një Glock 17 lodër.

 


Shtuar 30.06.2024 18:34