VIDEO/ Gruaja italiane nuk përmbahet pas aksidentit, ofendon dy shqiptarët me fraza raciste

Një shtetase italiane e cila përdor gjuhën rraciste ndaj dy shqiptarëve pas një aksidenti është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ngjarja ka ndodhur në Asti të Italisë, ku shtetasja italiane pasi ka dalë nga makian e saj e cila ishte përplasur me furgonin ku udhëtonin dy shqiptarë ka shpërthyer me një fjalor racist.

Ajo pështyu dhe ofendoi me fraza raciste pasagjerët shqiptarë të mjetit tjetër, duke i lënë të kuptonin se kishte “shumë miq me uniformë”.

Ajo ofendoi edhe njërin prej karabinierëve të pranishëm duke i thënë se i dukej “më pak profesional” se kolegia e tij

Gruaja u shoqërua më pas për të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme.


Shtuar 20.02.2024 16:49