87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo erdhi një javë pasi autoritetet njoftuan lirimin e 99 të burgosurve të tjerë për shkak të Krishtlindjeve.
“Sot në mëngjes, më 1 janar, nënat dhe të afërmit raportuan lirimet e mëtejshme të të burgosurve politikë nga burgu i sigurisë maksimale të Tocoron”, në shtetin e Argua, rreth 134 kilometra nga Karakasi, njoftoi Komisioni për Lirinë e të Burgosurve Politikë (Clippve).
Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë të liruarit ishin arrestuar mes krizës politike të shkaktuar nga rizgjedhja, në korrik 2024, e Nicolás Maduros për një mandat të tretë në presidencë. Opozita kishte denoncuar mashtrimin në atë kohë. Pasi Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve, u organizuan protesta që çuan në arrestimin e rreth 2.400 personave, të cilët vetë presidenti i cilësoi si “terroristë”.
