Vdekje e mistershme e foshnjës 5-muajshe në Greqi, prindërit shqiptarë në hetim! Babi pritet të japë sqarime, ndërsa nëna…

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vdekjen e foshnjës 5-muajshe në Paro të Greqisë, ku nën hetim janë prindërit shqiptarë të fëmijës.

Mediat greke teksa i referohen ekspertizës mjeko ligjore, thonë se shkaku i vdekjes mbetet ende mister, ndërkohë që priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike.

Dy pistat kryesore të hetimit janë goditja nga nxehtësia ose mungesa e aspirimit, pasi ka dyshime që çifti të ketë lënë në makinë fëmijën.

Prokuroria në Syros ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj prindërve të foshnjës, të cilët dyshohet se e lanë atë të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë.

Sipas burimeve të Cyclades24, babai do të japë sot pasdite shpjegime në orën 18:30, ndërsa nëna ka kërkuar afat nga hetuesi dhe pritet të përgjigjet të enjten në mëngjes. Ata do të sqarojnë rrethanat në të cilat u gjet foshnja pa shenja jete.

Rasti ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet me kujdes të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.


Shtuar 10.06.2025 16:59