Ushtria ukrainase vret gjeneralin e dytë rus, inteligjenca jep detaje

Një gjeneral rus është vrarë në luftimet rreth Kharkiv, ka pohuar inteligjenca ukrainase. Kjo do ta bënte atë gjeneralin e dytë që ushtria ruse ka humbur në Ukrainë brenda një jave.

Krahu i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes ukrainase tha se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, shefi i shtabit të 41-të të Ushtrisë, ishte vrarë jashtë qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, së bashku me oficerë të tjerë të lartë, raporton The Guardian.

Agjencia e gazetarisë hulumtuese, Bellingcat, tha se kishte konfirmuar vdekjen e Gerasimov me anë të një burimi rus.

Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene, në operacionin ushtarak rus në Siri dhe në aneksimin e Krimesë, duke fituar medalje nga ato fushata.

Nëse konfirmohet një gjë e tillë, Gerasimov do të jetë gjenerali i dytë rus nga brigada 41 e Ushtrisë që vdes brenda një jave në Ukrainë.

Në fillim të marsit, zëvendëskomandanti i kësaj brigade, gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky, u konfirmua nga mediat ruse se ishte vrarë.


Shtuar 8.03.2022 11:27