Ushtria amerikane ka deklaruar se do të bllokojë anijet që do hyjnë ose të dalin nga portet iraniane. Ky zhvillim vjen pasi SHBA-ja dhe Irani nuk arritën një marrëveshje në bisedimet e drejtpërdrejta gjatë fundjavës.
Komanda Qendrore e SHBA-së, e njohur si CENTCOM, deklaroi se bllokada do të hyjë në fuqi që prej mëngjesit të sotëm dhe do të zbatohet për anije nga të gjitha shtetet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, përfshirë edhe ato në Gjirin Arab dhe të Omanit.
Të lidhura
None found
“Bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”, shkroi CENTCOM.
Po ashtu CENTVOM deklaroi se “nuk do të pengojë lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane”.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje se i kishte dhënë udhëzime Marinës Amerikane “të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në Ujërat Ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit”.
“Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, shtoi ai.
