Ukraina në panik/ Zelensky: Rusia po përgatit breshëri sulmesh ndaj Ukrainës, është çështje orësh

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se shërbimet e inteligjencës ukrainase besojnë se forcat ruse po planifikojnë një breshëri të re sulmesh ajrore në vend. Në një videomesazh, i cili u publikua sonte, Zelensky tha se vala e re e sulmeve ajrore mund të jetë çështje orësh.

Rusia po përgatit një breshëri sulmesh

“Ju lutemi, kushtojini vëmendje paralajmërimeve të sotme për sulme ajrore. Informacionet tregojnë se Rusia po përgatit një breshëri sulmesh”, theksoi ai.

Mediat shkruajnë se forcat e armatosura ruse nisin sulme ajrore kundër qyteteve ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, kryesisht gjatë orëve të natës. Infrastruktura energjetike ukrainase është shënjestruar vazhdimisht.


Shtuar 23.03.2026 21:52

Tags: ,