Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro u dërgua sot në spital për teste, pas një rënieje në të cilën goditi kokën, siç njoftoi bashkëshortja e tij, Michel Bolsonaro, në një postim në rrjetet sociale.
“Ne do të shkojmë në spital. Dashuria ime do të testohet”, shkroi ai në Instagram, ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të luten për të.
Mediat e huaja shkruajnë se lideri 70-vjeçar i ekstremit të djathtë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo pasi gjatë natës ka pësuar një krizë gjatë gjumit, ka rënë dhe ka goditur kokën në një mobilje.
