U përpoqën të merrnin nën kontroll spitalin, arrestohen rreth 70 anëtarë të një bande në Ekuador

Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar 68 anëtarë të një bande kriminale në vend pasi ata sulmuan një spital në qytetin Yaguachi, në provincën Guayas.

Zyrtarët thanë se kriminelët e arrestuar u përpoqën të merrnin nën kontroll spitalin , në të cilin një anëtar i bandës së tyre po merrte trajtim.

Policia tha se qëllimi i ndërhyrjes së armatosur ishte të ruanin pacientin në fjalë nga sulmet e mundshme nga rivalët.

Në Ekuador ka pasur incidente të mëparshme ku anëtarët e bandave kanë qenë në shënjestër gjatë qëndrimit të tyre në spital.

Në vitin 2022, shtatë persona të armatosur u arrestuan kur sulmuan një spital në qytetin Chone në kërkim të një anëtari të bandës rivale, i cili ishte në kujdes intensiv.

Gjatë atij incidenti, infermierët dhe stafi i spitalit u morën peng ndërsa anëtarët e bandës shkëmbyen zjarr me policinë.


Shtuar 22.01.2024 17:15