Focat Mbrojtëse të Izraelit, IDF ka konfirmuar vrasjen e Daoud Ali Zadeh, komandanti i Korpusit Libanez të Forcës Iraniane Quds, në Teheran.
“Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga territori libanez, dhe ne e goditëm dhe e eliminuam në tokë iraniane”, njoftoi zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin.
Ali Zadeh i cili vepronte si zëvendësues i përkohshëm i Hassan Mahdavi-t, ish-komandantit të Korpusit të Libanit, është eliminuar mbrëmjen e sotme nga një sulm i IDF-së.
Korpusi i Libanit shërben si një fraksion ushtarak lidhës mes organizatës terroriste Hezbollah dhe regjimit iranian. Ai mbështet ndërtimin ushtarak të Hezbollahut dhe shërben si lidhje e personelit të lartë të IRGC-së dhe udhëheqjes së Hezbollahut.
Teksa sulmet e ashpra vijonë, mbrëmjen e sotme u raportua se Mojtaba Hosseini Khamenei u zgjodh Lider Suprem i Iranit.
Mojtaba Hosseini Khamenei është djali i madh i Ajatollah Ali Khameneit, i cili ka udhëhequr iranin që në 1989.
