U përplas me makinën e këngëtarit grek, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Një i ri shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme në Menidi të Greqisë.

20-vjeçari është përplasur nga fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24-vjeç, që më parë ishte përplasur “kokë më kokë” me një automjet tjetër.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.


Shtuar 12.03.2024 16:48