U gjet i vdekur, çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry?

Hetimet për vdekjen e papritur të aktorit Matthew Perry kanë nisur. Policia ka kryer kontrolle në banesën e 54-vjeçarit për të gjetur prova për zbardhjen e ngjarjes. Sipas presitgjozes britanike ‘The Sun’, në banesën e tij në Los Angeles janë gjetur medikamente të marra me recetë. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë drogë të paligjshme në vendin e vdekjes së Perry, por kishte shumë ilaçe. Policia tha për TMZ se, aktori i njohur i “Friends” merrte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje.

Sëmundjet pulmonare thuhet se kishin ardhur për shkak se ai ishte prej kohësh duhanpirës. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelesit tha se do të kryhet një testim toksikologjik për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë ilaç në sistemin e tij trupor, por për marrjen e përgjigjeve mund të duhen muaj.

Perry u gjet i vdekur në xhakuzin e tij të shtunën, ku besohet se është mbytur. Burime nga forcat e rendit bënë me dije se ata u thirrën nga një telefonatë për një arrest kardiak. Mediat zbuluan se përpara tragjedisë, Perry ishte kthyer në shtëpi pas një loje 2-orëshe me top (pickleball).

Ai dërgoi ndihmësin e tij për një detyrë pak pas kthimit në banesë. Ndihmësi i tij thuhet se është kthyer rreth 2 orë më vonë, ku zbuloi se Perry nuk reagonte ndaj kontaktoi shërbimet e urgjencës. “The Sun” shkruan se thirrja në urgjencë u bë rreth orës 16:00 dhe hetuesit kaluan orë të tëra në shtëpi. Një fqinj, 17-vjeçar tha për The Sun se ai dhe vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël kishin mbetur të shokuar nga ajo që panë në oborrin e Matthew derisa mbërriti policia.


Shtuar 29.10.2023 21:45