Tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine pas votimit të parë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Kjo nënkupton se kardinalët ende nuk e kanë gjetur pasuesin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë.
Ditën e sotme, 133 kardinalë me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine, pasi bënë secili më vete pas orës 16:30 betimin me dorën mbi Bibël për ruajtjen e sekretit për gjithçka diskutohet në konklavë.
Kardinalët nuk dalin prej andej deri kur nga oxhaku të dalë tym i bardhë, që do të njoftojë zgjedhjen e Papës së 267-të.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kardinalët pjesëmarrës kanë parashikuar më herët që kjo konklavë të mos zgjasë më tepër se 3 ditë. Vatikani për të ruajtur sa më shumë sekretin brenda mbledhjes ka mbllokuar valët në zonë.