Administrata e Presidentit Donald Trump po nxit Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “Bloomberg”.
Kërkesat drejtuar vendeve në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të deportuar.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokonte statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanezë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar deportimet.
Administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit.