I dërguari i Moskës, Kirill Dimitriev, ka mbërritur në SHBA për të diskutuar sanksionet e vendosura nga SHBA-ja në lidhje me naftën ruse.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi ditën e mërkurë sanksione kundër Rusisë, ekzaktësisht për dy kompani të mëdha nafte, të cilat janë jetike për ekonominë e Moskës.
Mediat raportojnë se bisedimet sapo kanë nisur nga të dy delegatët. Steve Witkof, i dërguar nga SHBA-ja do të takohet sot me Kirill Dimitrievin për negociata më të mëtejshme.
Në një postim në median sociale, republikanja Ana Paulina Luna, deklaroi se të dyja shtetet si Amerika dhe Rusia nuk duhet të pozicionohen si palë kundërshtare por të negociojnë për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë.
