“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ – ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump.
Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv që ngarkon Departamentin e Drejtësisë të hetojë rastet e djegies së flamurit amerikan, duke propozuar që autorët të akuzohen për nxitje të trazirave dhe të dënohen me një vit burg pa lirim të parakohshëm.
Sipas këshilltarëve të tij, ky veprim nuk bie ndesh me Amendamentin e Parë, megjithëse Gjykata Supreme në vitin 1989 e cilësoi djegien e flamurit si “fjalim simbolik” të mbrojtur nga kushtetuta.
Trump është shprehur prej kohësh pro ndalimit të kësaj praktike. Sondazhet tregojnë se shumë amerikanë mbështesin ndalimin e djegies së flamurit, me 59% që e konsiderojnë atë të papranueshme edhe gjatë protestave.