Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të importuara në vend, me shpresën për t’i detyruar kompanitë farmaceutike të hapin dyqane në tokën amerikane.
“Do të njoftojmë diçka së shpejti për produktet farmaceutike. Do t’u japim një vit, një vit e gjysmë, për të ardhur këtu dhe pas kësaj do të vendosim tarifa mbi to”, i tha ai kabinetit, duke shtuar se tarifat mund të arrijnë edhe në 200%.
Trump tha gjithashtu se do të njoftonte më vonë sot një tarifë prej 50% për bakrin e importuar, në një përpjekje për të rritur prodhimin vendas të një metali që është kritik për makinat elektrike, rrjetin elektrik, shumë mallra të konsumit dhe pajisjet ushtarake.
Presidenti i SHBA-së njoftoi gjithashtu se do të vendoste tarifa mbi gjysmëpërçuesit dhe “disa gjëra të tjera, të mëdha”, pa specifikuar shumën.