Trump para takimit me Zelenskyn: Kam zgjidhur 6 konflikte, tani është radha e Ukrainës

Para takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, Donald Trump dërgoi një mesazh të fortë përmes platformës së tij ‘’Truth Social’’.

Presidenti Trump theksoi se në gjashtë muajt e fundit ka arritur të zgjidhë gjashtë konflikte, njëri prej të cilëve sipas tij kishte potencialin të shkaktonte një katastrofë bërthamore. Megjithatë, ai akuzoi Ëall Street Journal dhe analistë të tjerë se nuk kuptojnë asgjë rreth situatës në Ukrainë.

“Në gjashtë muajt e fundit, kam zgjidhur 6 luftëra, njëra prej të cilave mund të kishte shkaktuar një katastrofë bërthamore. Megjithatë, më duhet të dëgjoj Ëall Street Journal dhe shumë të tjerë, të cilët realisht nuk kanë asnjë ide, të më thonë se çfarë po bëj gabim në situatën Rusi/Ukrainë, e cila është lufta e fshehtë e Joe Biden, jo e imja. Personalisht, jam këtu për ta ndaluar atë, jo për ta çuar më tej.

Nëse do të isha president, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë. E di saktësisht çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshillat e njerëzve që kanë punuar me këto konflikte për vite me radhë dhe që nuk kanë arritur kurrë të bëjnë asgjë për t’i ndaluar ato’’. – përfundoi Trump.

Takimi i radhës në Shtëpinë e Bardhë pritet me interes të madh, ndërsa qëndrimet e Trump ndaj Ukrainës dhe marrëdhënieve me Evropën po ngjallin debat të gjerë si brenda SHBA-së, ashtu edhe ndërkombëtarisht.


Shtuar 18.08.2025 17:50