Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e nisi fjalimin e tij duke falënderuar Holandën për organizimin e samitit të NATO-s dhe duke lavdëruar ushtrinë amerikane. Ai përshëndeti sërish sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane.
“Ky ushtrim i jashtëzakonshëm i forcës amerikane i ka hapur rrugën paqes me një marrëveshje historike armëpushimi të hënën vonë”, thotë ai.
Më tej Trump ka folur sërish për rolin e tij në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.
“Dhe, ne e quajmë atë lufta 12-ditore. Fola me disa njerëz. Mendoj se ky tingëllonte si emri i duhur. Ishte një luftë 12-ditore. Dhe mendojmë se ka mbaruar. Nuk mendoj se do t’i hakmerren njëri-tjetrit. Nuk mendoj kështu.”shton ai.
Ai thotë se SHBA-të gjithashtu kanë riafirmuar besueshmërinë e parandalimit amerikan, i cili është si asnjë tjetër.